Pejë: Treni godet një veturë, lëndohet një person

  • E.K /
  • 25 February 2023 - 11:09
Pejë: Treni godet një veturë, lëndohet një person

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 05:40 në mes të trenit dhe një veture në fshatin Zahaq të Pejës, transmeton “Kosova Sot Online”.

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, e më pas në (QKUK), për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

“Rreth orës 05:40 të mëngjesit policia është njoftuar për një aksident në mes të trenit dhe një veture. Një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spital të Pejës. Pastaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshme. Në vend të ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet policore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

(Kosova Sot Online)