Kurti: Gjatë këtyre dy viteve nuk kemi asnjë skandal korrupsion, në janar të vitit 2024 presim heqjen e vizave

  • E.K /
  • 25 February 2023 - 11:30
Kurti: Gjatë këtyre dy viteve nuk kemi asnjë skandal korrupsion, në janar të vitit 2024 presim heqjen e vizave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gati për dy vite qeverisjes së tyre nuk kanë pasur asnjë skandal korrusioni, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti shtoi se në janar të vitit të ardhshëm pritet heqja e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kurti ka theksuar se qeverisja e vendit përgjatë këtyre dy viteve ka pasur sfida.

“Pas tri javësh bëhen dy vite që kur kemi filluar të qeverisim me vendin, pra po arrijmë gjysmën e mandatit. Janë dy vite me plotë sfidë, fillimisht si pasojë e pandemisë, e më pastaj krizës energjetike e tregtare por edhe luftës në Ukrainë. Mund të thuhet se asnjë Qeveri nuk është përballur me këso vështirësi. Gjatë këtyre dy viteve nuk e kemi asnjë skandal korrupsion por kemi ngritje në vendet për luftim të korrupsionit”, u shpreh Kurti.

“Kemi hedhur hapa të rëndësishëm sa i përket integrimit tonë evropian dhe euroatlantik. Themeluam grupin punues për anëtarësim në NATO, aplikuam për anëtarësim në Këshillin e Evropës, aplikuam për anëtarësim në Bashkimin Evropian ratifikuam marrëveshjet nga procesi i Berlinit dhe nga një janari i vitit 2024, presim heqjen e vizave për qytetarët tanë siç na është premtuar publikisht në dhjetor të vitit të kaluar”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)