
E mbajti për ditë të tëra shokun e vdekur në shtëpi dhe pastaj e hodhi në përrua, arrestohet 47-vjeçari

47-vjeçari, Madjel Husa është arrestuar pasi është akuzuar se nuk tregoi për vdekjen e shokut të tij Elton Tahirit nga mbidoza e drogës, por e hodhi në afërsi të përroit të Limuthit, që gjendet në fshatin Bërxullë të Tiranës pasi e kishte mbajtur disa ditë në banesën e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.
47-vjeçari Husa ka thënë se kishte frikë se mos akuzohej, ndaj e mbajti disa ditë në shtëpinë e tij dhe më pas e transportoi me makinë dhe e la në përroin e Limuthit.
(Kosova Sot Online)