“Rama e ka humbur legjitimitetin”- Petrit Vasili: Shqiptarët e dinë që kanë një kryeministër mafioz, në zyrën e tij janë bërë pazare

  • E.K /
  • 25 February 2023 - 15:44
“Rama e ka humbur legjitimitetin”- Petrit Vasili: Shqiptarët e dinë që kanë një kryeministër mafioz, në zyrën e tij janë bërë pazare

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një intervistë për Panorama TV tha se kryeministri Edi Rama e ka humbur legjitimitetin e tij, pasi ka refuzuar parlamentin.

Sipas Vasilit, vjen apo nuk vjen Rama më 2 mars në parlament për mocionin  me debat, ai i ka mbyllur punët e tij. Deputeti i PL, thekson më tej se shqiptarët e dinë që nuk kanë një kryeministër, por një mafioz.

Petrit Vasili u shpreh se mënyra e vetme për ta larguar Edi Ramën është revolucioni, protestat dhe të gjitha mjetet e mosbindjes civile.

Pjese nga intervista

Vasili: Rama duke iu fshehur debatit, duke refuzuar parlamentin, praktikisht e ka pranuar fajin e tij, por ka humbur edhe legjitimitetin, sepse ka refuzuar parlamentin.

Rama ka refuzuare dhunshëm parlamentin. Ditën kur duhet të ishte në parlament ka dalë darkave në emision.

Ai ka hyrë në konflikt me popullin, me kushtetutën dhe parlamentin. Ne jemi republike parlamentare dhe parlamenti kërkon llogari. Ne kemi përballë një njeri të paligjshëm që vjen në 2 mars apo nuk vjen punët e tij janë mbyllur.

Pyetje: Mendoni se do vijë kryeministri me 2 mars?

Vasili: Zero interes për prezencën e tij. Shqiptarët e dinë që kanë një kryeministër mafioz, e dinë që zyra e tij është një çerdhe mafiozësh ku janë ndarë pazare, ku janë përcaktuar fate njerëzish, janë projektuar shkatërrime të bizonëve të mëdha. Atje janë ndarë pasuritë natyrore dhe aty janë bërë influencat për të dëmtuar opozitës. Ky zyrën e kryeministrit e ka zyrë private. Pra praktikisht shqiptarët kanë një mafioz.

(Kosova Sot Online)