Von Cramon: Kurti e Vuçiq e dinë që pala që e refuzon marrëveshjen do të izolohet dhe fajësohet për dështimin

  • E.K /
  • 25 February 2023 - 17:01
Von Cramon: Kurti e Vuçiq e dinë që pala që e refuzon marrëveshjen do të izolohet dhe fajësohet për dështimin

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, janë të vetëdijshëm për masat ndëshkuese nëse nuk pajtohen ta nënshkruajnë ‘marrëveshjen bazë’ për normalizimin e raporteve, transmeton "Kosova Sot Online".

“Si Kurti, ashtu edhe Vuçiq e dinë shumë mirë se pala që e refuzon marrëveshjen, ose pala qe tregohet jo konstruktive, do të izolohet gjithnjë e më shumë ndërkombëtarisht dhe do të fajësohet për dështimin. Kjo mund të çojë në një përkeqësim të relacioneve me BE-në dhe në ndalimin e disa proceseve të rëndësishme”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)