Lipjan: Burri rrah gruan, policia pas kontrollit i gjen një pushkë gjuetie dhe disa plumba

  • E.K /
  • 25 February 2023 - 17:29
Lipjan: Burri rrah gruan, policia pas kontrollit i gjen një pushkë gjuetie dhe disa plumba

Një femër nga Lipjani ka njoftuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, transmeton “Kosova Sot Online”.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar.

Po ashtu në konsultim me prokurorin kujdestar dhe gjyqtarin është bërë kontroll në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47 me një fishekë në tytë si dhe 93 copë fishekë te kalibrit 7.65 mm ku është hapur edhe rasti armëmbajtje pa leje.

(Kosova Sot Online)