Kurti merr një letër falënderuese nga Sanxhaku

  • E.K /
  • 25 February 2023 - 18:00
Kurti merr një letër falënderuese nga Sanxhaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër falënderimi nga kryetari i Partisë për Veprim Demokratik të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin, për ftesën që i është bërë për të marrë pjesë në seancën ceremoniale të Kuvendit të Republikës së Kosovës, paradën e Forcave të Armatosura dhe Policisë së Kosovës me rastin e shënimit të 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Në letrën e tij, z. Ugljanin shprehet se Republika e Kosovës është një shtet i ri por modern, i bazuar në sundimin e ligjit, sigurinë juridike dhe barazinë para ligjit”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

“Partia e Veprimit Demokratik e Sanxhakut shpreh dëshirën që të vazhdojë të ushqejë dhe përmirësojë lidhjet e ngushta ndërmjet popullit shqiptar dhe boshnjak, si dhe lidhjet midis Sanxhakut dhe Kosovës”, thuhet në letrën e Ugljanin drejtuar Kryeministrit Kurti.

(Kosova Sot Online)