Chollet: Tani është koha për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

  • A.P /
  • 26 February 2023 - 09:07
Chollet: Tani është koha për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që janë arritur në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe është koha për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ka theksuar këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai i bëri këto komente pas një bisede me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në prag të takimit të planifikuar për të hënën me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Bruskel.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të Bashkimit Evropian”, shkroi Chollet.

Kryeministri Kurti, shkroi se i ka konfirmuar zotit Chollet qëndrimin e tij për propozimin evropian “si bazë e mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Normalizimi i plotë kërkon njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes dhe respektim të të drejtave të pakicave në të dyja vendet”, shkroi ai.

(Kosova Sot Online)