Autobusi me pasagjer shqiptar përmbyset në Kroaci

  • A.P /
  • 26 February 2023 - 09:16
Autobusi me pasagjer shqiptar përmbyset në Kroaci

Rreth orës 23:43 në autostradën A1 ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit, në Kroaci, raportohet se u aksidentua një autobus me pasagjer shqiptar, ku për pasojë një person humbi jetën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mediat kroate raportojnë se mjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar, 58 vjeç, ndërsa për arsyeje të panjohura, ka devijuar majtas duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës e më pas autobusi është përmbysur.

Nga aksidenti një person thuhet se ka ndërruar jetë, ndërsa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

(Kosova Sot Online)