Në Podujevë pla'goset një person

  • A.P /
  • 26 February 2023 - 09:37
Në Podujevë pla'goset një person

Raportohet se derisa ishte dukë qëndruar në oborr, një person është plagosur në fshatin Peran të Podujevës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe njësiti K-9.

Për këtë rast janë intervistuar tre dëshmitarë rasti, derisa është njoftuar edhe prokurori.

Rasti është iniciuar si “vrasje e rëndë në tentativë”.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË- Peran, Podujevë  25.02.2023-20:50.   Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë në oborr është goditur nga një plumb. Njësitë relevante policore dhe njësiti K-9 kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhe me rastin janë intervistuar tre dëshmitar rasti, është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)