Lëndohen gjashtë persona pasi bie ashensori në një banesë në Prishtinë

  • A.P /
  • 26 February 2023 - 09:42
Lëndohen gjashtë persona pasi bie ashensori në një banesë në Prishtinë

Pasi ashensori ka rënë nga kati i dytë në bodrum, në një banesë në Prishtinë, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Hisni Gashi” në Prishtinë.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Rr. Hisni Gashi, Prishtinë 25.02.2023-22:51.  Është raportuar se si pasoj e një ashensori i cili ka rënë në një ndertës nga kati i dytë në podrum, lëndime trupore kanë  pësuar gjashtë persona viktima femra kosovare të cilat janë dërguar në QKUK  për trajtim të nevojshëm mjekësor. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)