Bosi i njohur arra'tiset me çarçaf nga burgu

  • A.P /
  • 26 February 2023 - 10:04
Bosi i njohur arra'tiset me çarçaf nga burgu

Bosi i mafies ‘Gargano’, Marco Raduanos po kërkohet në të gjithë Sardenjën pasi dje arriti të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë me një çarçaf.

Në pamjet e publikuara nga madiat italiane duket se si kishte lidhur çarçafin si litar përmes të cilit arriti të zbriste e të largohej. Mungesa e tij u konstatua 2 orë më vonë, rreth orës 19:00 por u arratis rret orës 17:00.

Sipas mediave italiane, arratisja ishte planifikuar sepse kishte njerëz që e prisnin jashtë.

“Për të qenë në gjendje të zbriste nga muri, ai mundi të ndërtonte një litar të bërë me çarçafë dhe bëri nyje për të mbajtur peshën, diçka që duket e vështirë për t'u arritur pa e planifikuar dhe studiuar atë", tha për Ansa-n oficeri Alfonso Polverino, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Kjo konsiderohet një ngjarje e bujshme pasi ai u arratis nga një burg i sigurisë maksimale nga i cili në 40 vite askush nuk kishte arritur të arratisej, përfshirë kriminelë të kalibrit të Renato Vallanzasca apo Raffaele Cutolo.

Nga ana tjetër, Marco Raduano ka arritur të humbasë gjurmët, duke shkaktuar polemika të forta nga ana e sindikatave të policisë së burgjeve. Ditët e fundit, Raduano-s i ishte njoftuar dënimi përfundimtar me disa vite burg, pasi Gjykata e Kasacionit kishte shpallur të papranueshme ankesat e tij dhe anëtarëve të tjerë të klanit mafioz.

Ai akuzohet për disa krime, të gjitha me rrethana rënduese dhe të cilësuara si krime mafioze. Raduano ka qenë në krye të klanit kundërshtar me atë të Perna-Iannoli.

Raduano u dënua kohët e fundit si një figurë kryesore e grupit kriminal që vepron në qytetin e Vieste, në Gargano, si pjesë e operacionit ‘Bora e Marsit’. Hetimi shkatërroi një shoqatë kriminale që vepronte me qëllim trafikun e drogës, përdorimin e armëve, si dhe vrasje.

Ai ishte i dënuar me 19 vite burg për trafikim droge që vinte nga Shqipëria në Puglia. Bosi mafioz pugliez kishte nën kontroll territorin e Veste-s, ku janë kryer dhjetra vrasje mafioze.

Menjëherë pas arratisjes së tij filloi gjuetia në Sardenjë, u ngritën pika kontrolli në porte dhe aeroporte.

(Kosova Sot Online)