Ndërtesat në Kosovë të rrezikuara për shkak të cilësisë së dobët

  • A.P /
  • 26 February 2023 - 10:22
Ndërtesat në Kosovë të rrezikuara për shkak të cilësisë së dobët

Një rajon me aktivitet sizmik relativisht të lartë paraqet qyteti i Mitrovicës, por edhe territori i Kosovës në përgjithësi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zonat e Dukagjinit, Anamoravës dhe Kopaonikut, përkatësisht pjesa veriore e Kosovës, janë me aktivitet të lartë sizmik, të cilat janë goditur në të kaluarën nga tërmete me magnitudë 5.8 deri 6.1 shkallë të Rihterit, ndërsa, njohësit e kësaj fushe parashohin se mund të goditen edhe në të ardhmen nga tërmetet autoktone shumë të forta.

Edhe ndërtimtarët pohojnë se në rast të lëkundjeve më të forta shumë ndërtesa në qytetin buzë Ibrit, janë të rrezikuara për shkak të cilësisë së dobët të ndërtimeve dhe mungesës së kontrollit adekuat. Ndërsa, qytetarët luten që të mos ndodhë ndonjë tërmet i ngjashëm me atë të Turqisë, ndryshe thonë ata, Mitrovica do të bëhet shkrumb e hi.


(Kosova Sot Online)