Një grua 'kacafytet' me zyrtarët policorë

  • A.P /
  • 26 February 2023 - 10:36
Një grua 'kacafytet' me zyrtarët policorë

Pasi dyshohet se i ka sulmuar zyrtarët policorë në Bërnjak, është arrestuar, e më pas liruar, një grua, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Stacioni Policor Bërnjak 25.02.2023-19:40.   Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta  ka shkuar në stacionin policor për të pyetur për një rast dhe duke mos respektuar urdhëratë e zyrtarëve policor në hyrje i ka sulmuar fizikisht. E njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit,  është liruar në procedurë të rregullte.”

(Kosova Sot Online)