Tahiri i çon një mesazh Kurtit një ditë para takimit me Vuçiqin

  • A.P /
  • 26 February 2023 - 13:03
Tahiri i çon një mesazh Kurtit një ditë para takimit me Vuçiqin

Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen nesër në Bruksel, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tema kryesore në këtë tryezë do të jetë propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

E për këtë, Edita Tahiri ka bërë një reagim në rrjetin e saj social ‘Facebook’.

Ish-kryenegociatorja e Kosovë në dialogun me Serbinë ia ka dërguar një mesazh shefit të qeverisë.

“Nuk mbrohen interesat kombëtare nëse pranohet një marrëveshje qe nuk ka njohje reciproke me Serbinë”, shkroi ajo.

(Kosova Sot Online)