Berisha: Qytetarët tani shkojnë në Kosovë pasi aty nuk 'vidhet'

  • A.P /
  • 26 February 2023 - 15:25
Berisha: Qytetarët tani shkojnë në Kosovë pasi aty nuk 'vidhet'

Në lidhje me rritjen e çmimit të patentave në vend, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Berisha ka cilësuar kreun e DPSHTRR-së, Bledi Gonxhe si një “hajdut të papërmbajtur” që ka dyfishuar çmimet e patentave.

Ai shkroi më tej se tanimë qytetarët shkojnë në Kosovë për të bërë patentën, pasi sipas tij “aty nuk vidhet”.

(Kosova Sot Online)