Vjen paralajmërimi: Ja çfarë pritet të ndodh nesër në takimin Kurti - Vuçiq

  • A.P /
  • 26 February 2023 - 18:00
Vjen paralajmërimi: Ja çfarë pritet të ndodh nesër në takimin Kurti - Vuçiq

Për të diskutuar lidhur me planin franko-gjerman në Bruksel, të hënën pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Takimet pritet të fillojnë në orën 15:00, sipas një komunikatë zyrtare të Shërbimit të Jashtëm Europian, ku bëhet e ditur se Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajčák, do të zhvillojë takime të ndara me liderët, duke filluar nga ora 15:00, pasuar nga një takim i përbashkët.

Ky është lajmërimi i plotë:

Të hënën, më 27 shkurt, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendës Presidenti Josep Borrell do të thërrasë një takim të nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.


Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti konfirmuan pjesëmarrjen e tyre.

Përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të ndara me liderët, duke filluar nga ora 15:00, pasuar nga një takim i përbashkët. Në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë. 


(Kosova Sot Online)