Moti në Kosovë këtë javë do të jetë më shi

  • E.K /
  • 27 February 2023 - 08:30
Moti në Kosovë këtë javë do të jetë më shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si do të jetë moti sot në Kosovë deri ditën e premte, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sot do të jetë moti i vranët dhe me shi, ndërsa në viset malore pritet të ketë shi dhe borë.

Moti i njëjtë pritet të mbajë kështu edhe nesër.

Parashikimi i motit, sipas IHMK-së:

E hënë– Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Në viset malore shi me borë.

E martë– Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku vende vende reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë. Temperaturat minimale do të ulen rreth zeros, ndersa maksiamlet e ditës , zbresin në vlera njëshifrore.

E merkurë– Mot i vranët dhe herë-herë me riga shiu, në viset e larta , shi me borë. Temperaturat mbeten afersisht të ngjashme.

E enjte– Mot i vranët dhe me riga shiu, e vende –vende rigat e shiut parashihehen të shoqërohen edhe me fjolla bore.

E premte-Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset malore shi dhe borë.

(Kosova Sot Online)