Janjiq: Vuçiq është në pozitë të vështirë, në partinë e tij ka anëtare qe janë kundër propozimit franko-gjerman

  • E.K /
  • 27 February 2023 - 08:37
Janjiq: Vuçiq është në pozitë të vështirë, në partinë e tij ka anëtare qe janë kundër propozimit franko-gjerman

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen më ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian sot në Bruksel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Publicisti, Dushan Janjiq, thotë se ky është plani më i mirë ndër vite që ka dalë nga Bashkimi Evropian me qëllim që të normalizohen raportet Kosovë- Serbi.

“Personalisht mendoj se ky është plani më i mirë ndër që vite është propozuar nga blloku evropian me synimin për t’i normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë plan pranohet ekzistenca e shtetit të Kosovës, ndërsa më vonë do të flitet për njohjen e plotë të pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Unë nuk shoh rrugë tjetër përveçse të normalizohen plotësisht marrëdhëniet mes të dyja vendeve”, ka thënë ai.

“Aleksandar Vuçiq tani është në një pozitë të vështirë, për shkak se në partinë e tij ka anëtare qe janë kundër propozimit franko-gjerman. Dyshime për këtë marrëveshje kanë edhe partneret e koalicionit të Partisë Progresive Serbe. Ndërsa në Parlamentin e Serbisë, partitë e ekstremit të djathë janë kundër çdo marrëveshjeje me Kosovën. Prandaj ka ardhur momenti që ai të përcaktohet për të ardhmen e Serbisë. Ky plan do të tregoj përfundimisht se në çfarë drejtimi po shkon Serbia”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)