Një grua 45-vjeçare përplaset nga vetura

  • E.K /
  • 27 February 2023 - 08:57
Një grua 45-vjeçare përplaset nga vetura

Një grua 45-vjeçare është përplasur nga një veturë në Pogradec dhe është dërguar në spital, shkruan “Kosova Sot Online”.

Shoferi është ndaluar nga Policia.

Policia është duke e hetuar rastin rreth aksidentit.

“Më datë 27.2.2023, rreth orës 7:15, në lagjen nr. 4, Pogradec automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. A., 48 vjeç, banues në Pogradec, ka aksidentuar këmbësoren M. M., rreth 45 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila ndodhet në spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.”

(Kosova Sot Online)