Prishtinë: Një person tenton ta vrasë një person tjetër duke shtënë tre herë me armë zjarri në drejtim të tij

  • E.K /
  • 27 February 2023 - 09:27
Prishtinë: Një person tenton ta vrasë një person tjetër duke shtënë tre herë me armë zjarri në drejtim të tij

Një burrë ka raportuar në Polici se një person ka shtënë tre herë me armë zjarri në drejtim të tij, mirëpo nuk ka pësuar lëndime, shkruan “Kosova Sot Online”

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja.

Nuk raportohet për të arrestuar.kurse rasti është duke u hetuar.

“VRASJE NË TENTATIVË- Rr. Hilmi Rakovica, Prishtinë, 24.02.2023 – 22:50. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar, deri më tani i panjohur, ka shtënë 3 (tre) herë me armë zjarri në drejtim të viktimës por i njëjti nuk ka pësuar lëndime. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 3 (tre) gëzhoja. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.”

(Kosova Sot Online)