Shqiptarit ja thyejnë dhëmbët, merr plagë të rënda në trup

  • E.K /
  • 27 February 2023 - 12:37
Shqiptarit ja thyejnë dhëmbët, merr plagë të rënda në trup

Një 40-vjeçar shqiptar është përfshirë në një sherr në Ankona të Italisë, ku është bërë për spital pas dhunës së ushtruar ndaj tij , përcjell “Kosova Sot Online”.

Shqiptari ka thyer dhëmbët dhe ka fraktura në trup.

Mediat raportojnë se debati ka nisur fillimisht brenda lokalit, më pas ka degjeneruar në dhunë jashtë ambienteve.

Dhuna ka qenë tepër e ashpër, Policia mbërriti në vendin e ngjarjes, por personat ishin larguar.

(Kosova Sot Online)