Analisti gjerman: Propozimi i tanishëm nuk ofron asnjë zgjidhje në çështjen e serbëve të Kosovës

  • E.K /
  • 27 February 2023 - 13:43
Analisti gjerman: Propozimi i tanishëm nuk ofron asnjë zgjidhje në çështjen e serbëve të Kosovës

Analisti gjerman, Bodo Weber, ka bërë një koment rreth zgjidhjeve që ofron propozimi evropian, për të cilit flitet sot në takim në Bruksel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Weber shkruan se propozimi evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ofron asnjë zgjidhje për serbët e Kosovës.

“Propozimi i tanishëm nuk ofron asnjë zgjidhje në çështjen e serbëve të Kosovës. Dështimi i dialogut i ka kthyer serbët e Kosovës nga subjekti kryesor i tij në dëmin kolateral kryesor të tij. Në vakumin strategjik, miratimi i heshtur i Perëndimit në vitin 2013 që Beogradi të formojë një listë të unifikuar politike në Kosovë, Lista Serbe, futi një sistem efektiv njëpartiak (të kontrolluar nga Partia Progresiste Serbe – SNS) e Vuçiqit në 10 komunat, duke u bashkuar me rrjetin e organizuar kriminal”, thuhet në një shkrim të publikuar sot nga Weber.

(Kosova Sot Online)