Hill: Mendoj se është shumë e rëndësishme të realizohet Asociacioni i Komunave Serbe sa më shpejt

  • E.K /
  • 27 February 2023 - 13:56
Hill: Mendoj se është shumë e rëndësishme të realizohet Asociacioni i Komunave Serbe sa më shpejt

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se nuk pret rezultate të shpejta nga takimi i sotëm mes Aleksandar Vuçiqit dhe Albin Kurtit në Bruksel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hill ka theksuar se se është shumë e rëndësishme të arrihet dhe të realizohet Asociacioni Komunave Serbe sa më shpejt.

“Procesi i Brukselit sigurisht që nuk i kënaq njerëzit që presin të jenë të kënaqur menjëherë me rezultatin. Unë besoj se duhet bërë progres sepse kanë kaluar shumë vite pa progres. Tani po punohet që duhet të arrihet një marrëveshje. Nga pikëpamja e SHBA-së, mendoj se është shumë e rëndësishme të arrihet dhe të realizohet Asociacioni Komunave Serbe sa më shpejt”, tha ambasadori Hill gjatë një paraqitje në Kragujevc të Serbisë.

Hill ka treguar se sot në Bruksel ndodhet edhe Gabriel Escobar, i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.

“SHBA-të mbeten në atë proces, përfaqësuesi ynë Gabriel Escobar është sot në Bruksel, kështu që ne jemi të pranishëm. Dua të theksoj se Amerika dhe BE-ja janë duke bashkëpunuar shumë ngushtë për këtë çështje dhe se jemi plotësisht të përkushtuar që të punojmë së bashku për këtë”, tha Hill dhe vlerësoi se bashkëpunimi mes Amerikës dhe BE’së ka qenë veçanërisht i theksuar në vitin e fundit, kur bëhet fjalë për performancën në lidhje me agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.

(Kosova Sot Online)