Alban Hyseni ndalohet në hyrje të Serbisë

  • A.P /
  • 27 February 2023 - 15:44
Alban Hyseni ndalohet në hyrje të Serbisë

Sot te pika kufitare Dheu i Bardhë nga policët serbë, janë ndaluar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, deputeti Luan Aliu dhe drejtori i Kadastrës në Gjilan, Bekim Salihu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata ishin duke kaluar kufirin për në Preshevë.

Lajmin e ka konfirmuar, Zyra për Media e LVV-së.

Nuk dihet arsyeja e ndalimit të tyre.

(Kosova Sot Online)