Situata e furnizimit me dokumente ka filluar të stabilizohet

  • E.K /
  • 27 February 2023 - 15:48
Situata e furnizimit me dokumente ka filluar të stabilizohet

Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Kosovës, se situata e furnizimit me dokumente ka filluar të stabilizohet, pas pranimit të kontingjentit të ri të dokumenteve blanko, përcjell ‘Kosova Sot Online”.

“Ju njoftojmë se, qytetarët të cilët kanë aplikuar në muajin shtator dhe tetor dhe ato urgjente, tashmë janë pajisur me dokumente, ndërsa do të vazhdojnë të pajisen me dokumente personale të gjithë ata qytetarë të cilët janë në pritje sipas renditjes, respektivisht datës së mëhershme të aplikimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

(Kosova Sot Online)