Takimi Kurti, Borell, Lajçak i shoqëruar me biskota dhe çaj

  • A.P /
  • 27 February 2023 - 16:08
Takimi Kurti, Borell, Lajçak i shoqëruar me biskota dhe çaj

Me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin Miroslav Lajçak, ka nisur takimin kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Takimi ka filluar nga ora 15:00, sipas agjendës së publikuar nga BE.

Pas takimit me Kurtin, dy zyrtarët europianë do ta presin presidentin serb Vuçiq. Ndërkaq, pason një takim i përbashkët mes dy zyrtarëve europianë dhe udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë.

Pas takimeve, Borrell do të mbajë një konferencë për media.

(Kosova Sot Online)