Ja kush është eksperti i njohur britanik që po shoqëron Kurtin në Bruksel

  • A.P /
  • 27 February 2023 - 16:49
Ja kush është eksperti i njohur britanik që po shoqëron Kurtin në Bruksel

Derisa pritet të fillojë edhe takimi i përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri Albin Kurti sot është duke zhvilluar takimet në Bruksel me zyrtarët europianë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti në Bruksel po shoqërohet edhe nga profesori britanik Marc Weller, i cili ishte këshilltar për Kosovën edhe në Konferencën e Rambujesë në vitin 1999.

Përveç kësaj, profesori Weller shërbeu si këshilltar i lartë ligjor në procesin e Vjenës të negociatave për statusin përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga OKB-ja në vitet 2006-2007. Më pas ai kontribuoi në hartimin e Kushtetutës së Kosovës dhe hartoi Ligjin për Mbrojtjen e Minoriteteve në Kosovë dhe Statutin e Këshillit Konsultativ të Komuniteteve.

Marc Weller është edhe autor i librit “Contested Statehood: Kosovo’s Struggle for Independence”. Duket se britaniku do t’i hyjë në punë Kurtit pikërisht për çështjen e pakicave ose rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe që po kërkohet me ngulm nga ndërkombëtarët.

(Kosova Sot Online)