Në ditën e takimit Kurti -Vuçiq, vjen mesazhi nga ambasadori spanjoll

  • A.P /
  • 27 February 2023 - 17:00
Në ditën e takimit Kurti -Vuçiq, vjen mesazhi nga ambasadori spanjoll

Ambasadori spanjoll në Beograd, Raul Bartolomeo, ka vazhduar te mohojë realitetin e krijuar më 17 shkurt 2008 – pavarësinë e Kosovës, në ditën kur në Bruksel po takohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se Spanja vazhdon ta respektojë të ashtuquajturin “integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”, sipas tij “me përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, përkundër se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) e ka dhënë fjalën e saj që pavarësia e Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

Pos që Spanja nuk e njehë Kosovën shtet, i ka premtuar Serbisë që do t’i mbrojë interesat e saj nëpër organizata ndërkombëtare, duke nënkuptuar vota kundër Kosovës.

Po ashtu ambasadori spanjoll ka thënë se presidenca e ardhshme e Spanjës me Bashkimin Evropian do të jetë e një rëndësie të madhe për procesin e integrimit evropian të Serbisë, ka raportuar Tanjug.

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian (BE), që ende nuk e ka njohur Kosovën. 


(Kosova Sot Online)