Fillon takimi Kurti-Vuçiq

  • A.P /
  • 27 February 2023 - 17:09
Fillon takimi Kurti-Vuçiq

Në prani të ndërmjetësve europianë, ka nisur takimi i përbashkët mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq në Bruksel, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe emisari Miroslav Lajçak, nga ora 15:00 kanë zhvilluar takime të ndara me dy udhëheqësit.

Në fillim u mbajt takimi me Kurti, pastaj me Vuçiqin.

Ndërkaq, pas këtij takimi të përbashkët pritet një konferencë për media nga kryediplomati i BE-së.

(Kosova Sot Online)