Pasi Kurti iu drejtua Zelenskit reagon Joseph

  • A.P /
  • 27 February 2023 - 17:27
Pasi Kurti iu drejtua Zelenskit reagon Joseph

Letrën e kryeministrit Albin Kurti drejtuar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që ia dërgoi në përvjetorin e luftës në Ukrainë, e ka komentuar analisti amerikan, Edward Joseph, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se kjo letër u dërgua në prag të takimeve të sotme në Bruksel, për të cilat tha se janë plot tension.

“Në prag të takimit të mbushur me presione në Bruksel, kryeministri Kurti i drejtohet Presidentit Zelensky. Momentumi është gjithçka”, ka shkruar ai.


(Kosova Sot Online)