Haziri: Tani jemi në mjegull për sa i përket pritjeve

  • A.P /
  • 27 February 2023 - 18:00
Haziri: Tani jemi në mjegull për sa i përket pritjeve

Referuar planit franko çdo marrëveshje që nuk e ka njohjen reciproke në qendër është marrëveshje e përkohshme, ka theksuar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Haziri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin për qasjen e tij “jotransparente” ndaj dialogut me Serbinë.

“Kryeministri Kurti e la debatin e hapur, nuk sqaroj as metodologjinë e as pritjet për marrëeshjen”, ka thënë Haziri.

“Tani jemi në mjegull për sa i përket pritjeve”, vazhdon tutje Haziri.


Ndër tjerash ai ka thënë se negociatat gjithmonë janë të komplikuara dhe lidhen me terminologji e përmbajtje, për këtë nuk garantoi se marrëveshja mund të arrihet.

Por Haziri thotë se “Serbia gjithmonë ka bërë përpjekje që t’i shmanget njohjes formale”.

E plani franko -gjerman, sip;as Hazirit s’ka karakter obligativ.

“Qëllimi kryesor është se palët në parim pajtohen për pranimin e dokumentit bazë dhe aneks dokument për udhërrëfyesin”, ka thënë Haziri.


(Kosova Sot Online)