Borrell: BE-ja solidarizohet me ata rusë që mbrojnë lirinë

  • A.P /
  • 27 February 2023 - 18:25
Borrell: BE-ja solidarizohet me ata rusë që mbrojnë lirinë

Josep Borrell  ka përkujtuar rusët të cilët angazhohen në Rusi për një vend demokratik e plural, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Puna e patrembur e Boris #Nemtsov për demokracinë dhe pluralizmin politik në Rusi nuk harrohet, as denoncimi i tij për fillimin e agresionit rus kundër Ukrainës në 2014. BE-ja solidarizohet me ata rusë që mbrojnë lirinë dhe demokracinë pavarësisht rreziqeve të mëdha personale”, ka shkruar Borrell.

Në Bruksel po zhvillohet takimi i përbashkët sipas agjendës së Bashkimit Evropian.


(Kosova Sot Online)