Bajqinovci: Opozita e shqetësuar, a po e nënshkruan apo jo Kurti

  • A.P /
  • 27 February 2023 - 18:52
Bajqinovci: Opozita e shqetësuar, a po e nënshkruan apo jo Kurti

Në kohën kur kryeministri i Kosovës ndodhet brenda takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka goditur opozitën me një shkrim në Facebook, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bajqinovci ka thënë në statusin e tij se opozita ndodhet nën ethe.

“Opozita e shqetësuar dhe në ethe: a po e nënshkruan apo nuk po e nënshkruan Kryeministri propozimin evropian”, shkroi ai.

Tutje ai thotë se opozita po dëshiron të marrë pushtetin.


“Jo pse e kanë dertin e shtetit, por pse duan ta marrin pushtetin. Këtë po mendojnë ta bëjnë duke e sulmuar Kryeministrin sido që të veprojë, por s’do t’iu funksionojë!”, përfundoi ai.


(Kosova Sot Online)