Borell: Shpresoj që të dyja palët të kenë qasje konstruktive

  • A.P /
  • 27 February 2023 - 19:37
Borell: Shpresoj që të dyja palët të kenë qasje konstruktive

Një mesazh dhe disa fotografi nga takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka ndarë shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nëpërmjet Twitter-it, Borrell ka thënë se pret që palët të kenë “qasje konstruktive” ndaj një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve midis vendeve të tyre.

“Kam mirëpritur në Bruksel kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, në takimin e nivelit të lartë të dialogut Prishtinë-Beograd. Në agjendë: propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj që të dyja palët të kenë qasje konstruktive”, ka shkruar ai.

Takimi trepalësh në Bruksel ka nisur në ora 17:00.

(Kosova Sot Online)