Abazoviç-Ramës: Po të pres si Titon!

  • A.P /
  • 27 February 2023 - 20:05
Abazoviç-Ramës: Po të pres si Titon!

"Po të presim si Titon". 

Kjo është deklarata e mirëseardhjes e Dritan Abazoviç për Edi Ramën, sot në Podgoricë, në nisje të mbledhjes së dy qeverive. 

Deklarata e Abazoviç duhet trajtuar në dy elementë, së pari si tallje ndaj Edi Ramës nga kryeministri i Malit të Zi dhe së dyti me konotacion të fortë politik duke e bërë fakt të kryer Jugosllavinë e Madhe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. 

Pse Jugosllavinë e Madhe?

Kjo pasi Edi Rama dhe Dritan Abazoviç janë të vetmit nga kryeministrat e rajonit që kanë shkuar pas orekseve të Aleksandar Vuçiç.

Nismën e presidentit serb, "Ballkani i Hapur" e sheh me dyshim edhe Bosnje Hercegovina, një shtet multietnik dhe me etni serbe të faktorizuar brenda shtetit që komandohet direkt nga Beogradi. Por në këtë rast, ata nuk e kanë ndjekur "Open Balkan"-in e Ramës dhe Vuçiç, të cilëve iu shkon pas edhe Abazoviç. 

Dritan Abazoviç na dha sot një leksion të qartë se Edi Ramën nuk e pret në Podgoricë si kryeministër të Shqipërisë, por si vasal i interesave serbe. Si njeriu që në bashkëpunim me Aleksandar Vuçiç duan të rikrijojnë Jugosllavinë dhe të dëmtojnë sa të mundin interesat e Kosovës. 

Një skandal i këtyre përmasave nuk i ka ndodhur ndonjëherë një kryeministri shqiptar.


(Kosova Sot Online)