Përfundon takimi Kurti - Vuçiq në Bruksel

  • A.P /
  • 27 February 2023 - 20:19
Përfundon takimi Kurti - Vuçiq në Bruksel

Takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, sapo ka përfunduar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Takimi trilateral, i thirrur nga Bashkimi Evropian për të diskutuar për planin franko-gjerman ka përfunduar para dsia minutave ndërsa tani pritet të ketë deklaratë për medie nga Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

 

Pas përfundimit të takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për media, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vuçiq ka thënë se ka insistuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por që në fund nuk kanë arritur tek marrëveshja.

“Kurti refuzoi që ta krijojë Asociacionin. Nuk do të ketë marrëveshje pa krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha ai.

Vucic tregoi se do të ketë takim të radhës dhe diskutimet do të vazhdojnë.

Takimi trepalësh në Bruksel kishte nisur në ora 17:00.

(Kosova Sot Online)