Kurti: Jemi në rrugë të mbarë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

  • A.P /
  • 27 February 2023 - 20:54
Kurti: Jemi në rrugë të mbarë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Pas përfundimit të takimit trilateral në Bruksel, ku u arrit pajtim për planin franko-gjerman, por jo edhe për modalitetet e zbatimit të tij, ka folur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë pas takimit se janë në rrugë të mirë për arritjen e marrëveshjes dhe arritjes së fqinjësisë së mirë evropiane.

“Ecje përpara do të ketë për planin e zbatimit, për cka do të ketë diplomaci të fluturimit, që thuhet,. Dhe do të ketë edhe takime të nivelit të lartë me facilitimin e takimeve nga zotëri Borrell dhe zotëri Lajcak. I falënderoj të dy dhe besoj se jemi në një rrugë të mbarë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe rrugë një kahëshe për fqinjësi të mirë evropiane”, tha ai.


(Kosova Sot Online)