Kurti: Negociatat për zbatimin e planit fillojnë shpejt

  • A.P /
  • 27 February 2023 - 21:42
Kurti: Negociatat për zbatimin e planit fillojnë shpejt

Pas përfundimit të takimit në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar edhe në rrjete sociale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë pas takimit se janë në rrugë të mirë për arritjen e marrëveshjes dhe arritjes së fqinjësisë së mirë evropiane, për medie pas takimit, ndërsa në Twitter ka thënë se të dy palët janë pajtuar për planin evropian.

“Sot në Bruksel ramë dakord të dy për Propozimin e BE-së të mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe SHBA-ja. Unë ofrova të nënshkruaja zyrtarisht, por Serbia nuk ishte gati. Së shpejti do të vijojnë negociatat për zbatimin”, shkroi ai.

“Falënderoj Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për takimin e sotëm.”

Takimi tjetër në mes të palëve do të mbahet më 18 mars në Maqedoni të Veriut.

(Kosova Sot Online)