Plani Evropian parasheh që Kosova dhe Serbia të shkëmbejnë Misionet e Përhershme

  • E.K /
  • 28 February 2023 - 08:03
Plani Evropian parasheh që Kosova dhe Serbia të shkëmbejnë Misionet e Përhershme

Plani Evropian si propozim për zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë, ka qenë mjaft i përfolur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidetit të Serbisë, Aleksander Vuçiq në Bruksel, Bashkimi Evropian e ka publikuar dokumentin i cili u dakordua nga palët por nuk është nënshkruar.

Sipas këtij plani, Kosova dhe Serbia parashihet që të shkëmbejnë misionet e përhershme.

Kështu thotë pika e 8 e këtij plani.

Neni 8

Palët do të shkëmbejnë Misionet e Përhershme. Ato do të vendosen në selinë e Qeverisë përkatëse. Çështjet praktike në lidhje me themelimin e Misioneve do të trajtohen veçmas.

Bazuar në këtë marrëveshje gjithashtu parashihet edhe angazhimi i palëve në zhvillimin e projekteve të përbashkëta në ekonomi.

Neni 9

Të dyja palët marrin parasysh angazhimin e BE-së dhe donatorëve të tjerë për të krijuar një paketë të veçantë investimi dhe mbështetje financiare për projektet e përbashkëta të Palëve në zhvillimin ekonomik, lidhjen, tranzicionin e gjelbër dhe fusha të tjera kyçe.

(Kosova Sot Online)