"Serbia nuk është e gatshme për ta nënshkruar propozimin europian"

  • E.K /
  • 28 February 2023 - 08:36

Qeveria e Kosovës është deklaruar në lidhje me takimin në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq, takim ky i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, transmeton “Kosova Sot Online”.

Nga Qeveria e Kosovës u tha se para fillimit të takimit zyrtar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borrell, Kurti realizoi një takim me zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç është propozuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo, pala serbe e refuzoi nënshkrimin. Në takimin trilateral, u dakordua që teksti i Propozimit të BE-së të mbetet i pandryshuar, edhe pse Serbia ende nuk është treguar e gatshme për ta nënshkruar. Palët do të fillojnë bisedimet për planin e zbatimit. Ky plan duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirës, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancuar”,thuhet në njoftimin për media.

(Kosova Sot Online)