Propozimi evropian parasheh njohjen e pasaportave, diplomave, simboleve dhe targave

  • E.K /
  • 28 February 2023 - 10:00
Propozimi evropian parasheh njohjen e pasaportave, diplomave, simboleve dhe targave

Pas takimeve dje në Bruksel, Bashkimi Evropian ka publikuar edhe Propozimin Evropian për Normalizimin e Marrëdhënieve Kosovë-Serbi, apo njohur ndryshe si plani franko-gjerman, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë propozim janë gjithsej 11 pika.

Mirëpo, dje pati vetëm takim por jo edhe nënshkrim mes palës së Kosovës dhe Serbisë.

Në pikën e parë të këtij plani është edhe pika ku theksohet se dy palët pajtohen që do t’i njohin në mënyrë reciproke dokumentet e tyre përkatëse, simbolet kombëtare, duke përfshirë këtu edhe pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore.

Neni 1

Palët do të zhvillojnë marrëdhënie normale, të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën mbi bazën e të drejtave të barabarta.

Të dyja Palët do të njohin reciprokisht dokumentet e tyre përkatëse dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore.

(Kosova Sot Online)