Deliu për planin franko – gjerman: Marrëveshja nuk ofron asnjë garanci nëse do të lëviz pozicionin e Kosovës

  • E.K /
  • 28 February 2023 - 14:48
Deliu për planin franko – gjerman: Marrëveshja nuk ofron asnjë garanci nëse do të lëviz pozicionin e Kosovës

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se marrëveshja e së hënës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ofron garanci nëse do të lëviz pozicioni i Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, përcjell “Kosova Sot Online”.

Deliu ka theksuar se vetëm njohja e ndërjelltë do t’i shërbente Kosovës.

“Marrëveshja e dakorduar në fakt, nuk ofron asnjë garanci nëse do të lëviz pozicionin e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, pos qe siguron avancimin e pozitës serbe në Kosovë në shkallë autonomie në lidhje të drejtpërdrejt me Serbinë, që në Kushtetuten e saj mban Kosovën si pjesë të saj integrale. Vetëm njohja e ndersjellë do t'i sherbente Kosovës si kundërargument ndaj shteteve dhe organizatave, të cilat kontestojnë shtetësinë e Kosovës duke i mohuar vendin e merituar në hapesirën nderkombëtare”, ka shkruar Deliu.

(Kosova Sot Online)