Kush duhet ta thotë fjalën përfundimtare rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi

  • A P /
  • 28 February 2023 - 14:53
Kush duhet ta thotë fjalën përfundimtare rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi

Takimi i 27 shkurtit në Bruksel, në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të BE-së dhe mbështetjen e ShBA-ve, shënon moment pozitiv në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ai i kontribuon paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon”, ka deklaruar Osmani.

“Presidentja konsideron se fjalën përfundimtare rreth kësaj marrëveshjeje duhet ta thotë Kuvendi i Kosovës, meqë preken kategori kushtetuese të parapara në nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”

(Kosova Sot Online)