Shkupi mirëpret Kurtin e Vuçiqin: Është koha të mbyllim armiqësitë dhe të shkruajmë kapitullin e ri

  • E.K /
  • 28 February 2023 - 14:59
Shkupi mirëpret Kurtin e Vuçiqin: Është koha të mbyllim armiqësitë dhe të shkruajmë kapitullin e ri

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, e ka cilësuar hap me rëndësi jetike për rajonin, dakordimin e Kosovës dhe Serbisë rreth përmbajtjes së propozimit franko – gjerman në Bruksel, përcjell “Kosova Sot”.

Grubi ka shkruar se Shkupi do të mirëpresë krahëhapur më 18 mars liderët e të dyja vendeve dhe vazhdimin e dialogut deri në finalizimin e tij me epilog njohjen e ndërsjellë.

“Nuk mund të cilësohet ndryshe përveç se një hap me rëndësi jetike për stabilitetin e mbarë rajonit , dakordimi i dyanshëm rreth përmbajtjes së propozimit franko – gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Përgëzoj palët për largpamësinë dhe racionalitetin e treguar përtej dallimeve dhe impaktin e jashtëzakonshëm konstruktiv të dhe për ardhmërinë europiane të mbarë Ballkanit Perëndimor. Është koha të mbyllim armiqësitë dhe së bashku të hapërojmë drejt Europës dhe të shkruajmë kapitullin e ri të progresit. ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)