Ish-kryeministri i Greqisë: Progresi në dialogun Beograd-Prishtinë zhvillim pozitiv për ndërtimin e besimit në rajonin tonë

  • E.K /
  • 28 February 2023 - 15:24
Ish-kryeministri i Greqisë: Progresi në dialogun Beograd-Prishtinë zhvillim pozitiv për ndërtimin e besimit në rajonin tonë

Ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou, ka reaguar për zhvillimet e djeshme në Bruksel, për dialogun e Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka shkruar se progresi i bërë në kuadër të procesit të normalizimit të raporteve të Beogradit dhe Kosovës është një zhvillim pozitiv për ndërtimin e besimit në rajon.

Papnderou thotë se marrëveshja e përkrahur nga BE-ja do të kontribuojë në paqen dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe do të krijojë një momentum të ri për anëtarësimin e këtij rajoni në BE.

“Progresi i arritur në dialogun Beograd-Prishtinë është një zhvillim pozitiv për ndërtimin e besimit në rajonin tonë. “Marrëveshja e mbështetur nga BE-ja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” do të kontribuojë për paqen, sigurinë dhe do t’i japë shtysë të re anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)