Escobar: Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim

  • A.P /
  • 28 February 2023 - 16:27
Escobar: Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim

Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është obligim, është pjesë edhe e propozimit evropian dhe se tashmë pyetja është se sa shpejt do të ndodh, ka deklaruar emisari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se diskutimet për themelimin e Asociacionit duhet të fillojnë menjëherë.

 “Dua të sqaroj çfarë kam thënë. Është obligim. Është pjesë e kësaj marrëveshje themelore. Është edhe në konkluzionet e Këshillit. Është një fakt objektiv. Se çfarë i kërkohet Kosovës. Pyetja është se sa shpejt do të ndodh. Jam konfident që me këtë marrëveshje që Kosova e ka kuptuar që duhet bëhet. Diskutimet për implementim duhet të fillojnë menjëherë” , ka thënë Escobar kur është pyetur për deklaratën e më hershme që Asociacioni do të bëhet me ose pa Kurtin.

(Kosova Sot Online)