Fillon peticioni për vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës

  • A.P /
  • 28 February 2023 - 16:36
Fillon peticioni për vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës

Për vendosjen e shtatores së presidentit Ibrahim Rugova, në sheshin e Suharekës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në Suharekë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas një njoftimi për media, LDK në Suharekë ka njoftuar se sot kanë filluar edhe zyrtarisht peticionin për vendosjen e shtatores së presidentit Ibrahim Rugova në sheshin e Suharekës.

Në fotografi shihet se një numër i qytetarëve veç ka nisur ta nënshkruaj peticionin.

“Sot, në sheshin “Ibrahim Rugova”, bashkë me strukturat tona e shumë qytetarë filluam edhe zyrtarisht Peticionin për vendosjen e shtatorës së presidentit Dr. Ibrahim Rugova në sheshin e qytetit.
Qytetarët në numër të madh po e nënshkruajnë këtë peticion dhe pritet që shumë shpejt të përmbyllet suksesshëm ky proces”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)