Sallahu e pushon nga puna vëllaun e deputetes së Kosovës

  • A.P /
  • 28 February 2023 - 16:44
Sallahu e pushon nga puna vëllaun e deputetes së Kosovës

Vendimin për pushim nga puna të përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha, që është edhe vëllau i deputetes së Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka njoftuar se ka nënshkruar zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sallahu e pushon nga puna vëllain e deputetes së VV’së: Nuk iu ka përmbajtur ligjit

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për pushim nga puna të përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha, që është edhe vëllau i deputetes së Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku

Sipas Sallahut, Komisioni Disiplinor për Përmbarues Privat ka gjetur se i njëjti gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore në kuadër të aktivitetit të tij, nuk iu ka përmbajtur ligjit, në lëndën e përmbarimit.

“Sapo kam nënshkruar vendimin për pushim nga detyra të përmbaruesit privat z. Ilir Mulhaxha. Komisioni Disiplinor për Përmbarues Privat ka gjetur shkelje disiplinore pasi që i njëjti gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore në kuadër të aktivitetit të tij, nuk iu ka përmbajtur ligjit, në lëndën e përmbarimit, dhe si rrjedhojë është shqiptuar masa disiplinore, shkarkim nga detyra”, ka shkruar Sallahu, derisa ka bashkangjitur edhe vendimin në postim.

(Kosova Sot Online)