Vdes shtatzëna nga Kosova që kishte marrë lëndime

  • A.P /
  • 28 February 2023 - 17:32
Vdes shtatzëna nga Kosova që kishte marrë lëndime

Në aksidentin që ndodhi para një jave në rrugën Ferizaj-Shtime, ku vdiqën katër persona, ka vdekur edhe shtatzëna e cila kishte marrë lëndime, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i Intenzivës, Shaqir Uka.

Uka ka thënë se shtatzëna s’ka arritur t’u përballojë plagëve të marra dhe ka vdekur sot.

“Pacientja që ju i referoheni, në rastin e lëndimeve që ka marrë në aksidentin në rrugën Ferizaj-Shtime, nuk ka arritur t’ju bëjë ballë lëndimeve që ka marrë dhe ka vdekur sot”, ka thënë Uka.

(Kosova Sot Online)